Sport Ndërkombëtar

“Mbretërit e pushtojnë Madridin”

Real Madrid

“Mbretërit” nuk po njohin kundërshtarë në Spanjë.

Edhe një fitore – te rivalët e qytetit.

Real Madrid është fitues i derbit të Madridit – ndaj Atleticos – me rezultat 1-2.

Golin e parë për mysafirët e realizoi Rodrygo – në minutën e 18-të.

U prit një përgjigje nga vendasit – por nuk erdhi.

Teksa, në anën tjetër – Valverde e tundi rrjetën për 0-2 – kur po zhvillohej minuta e 36-të.

Atletico – golin e nderit e realizoi me anë të Hermosos – në minutën e 83-të.

I njëjti futbollist u ndëshkua me karton të kuq në fund të ndeshjes.

“Los Blancos” tashmë e kanë përforcuar vendin e parë – me 18-të pikë të grumbulluara.

Teksa, nën anën tjetër – Atletico është në pozitën e shtatë – me vetëm dhjetë pikë./Shqip.com