Sport Ndërkombëtar

“Mbretërit” e nisin vitin 2022 me humbje

Mposhtet Real Madrid

Vitin e nisën me humbje.

Real Madrid ka pësuar humbje befasuese në udhëtim ndaj Getafes.

Ani pse madrileinët ishin favoritë në letër, pësuan humbje me rezultat minimal 1-0.

Goli i parë dhe i vetëm në këtë takim erdhi pas nëntë minutave lojë.

Autor ishte Enes Unal. Shtatëgjati po kalon formë të mirë në këtë sezonë dhe ky ishte goli i gjashtë i realizuar deri më tani në La Liga.

Image
Momente nga takimi

Në anën tjetër, “mbretërit” u orvatën me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin, por nuk arritën që të bëjnë diçka të tillë.

Në përgjithësi, kjo ishte vetëm humbja e katërt për këtë sezonë, ndërsa kanë 14-të fitore dhe katër barazime.

Përkundër humbjes, “los blancos” mbeten në vendin e parë të futbollit elitar spanjoll – me 46 pikë të grumbulluara.

Tetë pikë më shumë se Sevilla, e cila gjendet në vendin e dytë, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Image
Momente nga takimi

Në anën tjetër, për Getafen kjo ishte një fitore tejet e rëndësishme në “luftën” për mbijetesë.

Kjo skuadër, tashmë ngritet në vendin e 16-të, me 18-të pikë të grumbulluara dhe largohet nga zona e rrezikshmërisë për rënie në një kategori më poshtë. /Shqip.com