Rozë

Mbresa vuan nga ankthi? A e dinin familja, flet motra e saj

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Mbresa qysh në hyrje të saj është bërë pjesë e diskutimeve të mëdha brenda shtëpisë.

Ajo kohëve të fundit debate ka pasur me Andin, me të cilin janë njohur edhe jashtë.

Ky i fundit, ka ndarë detaje edhe nga jeta personale e Mbresës, gjatë një diskutimi me Gresën.

Andi zbuloi se Mbresa vuante nga ankthi, e për këtë në “Big Talk” ka folur motra e madhe e saj.

Ajo bëri të ditur se familja e ka ditur që Mbresa vuan nga ankthi.

“Kemi qenë në dijeni edhe frika jonë ka qenë a do të mund të ja dalë. Debati kur është përfol për Mbresën më ka bërë të ndihem keq. Jemi krenar me përgjegjësinë që e ka pas”, tha motra e Mbresës.

/Shqip.com