Rozë

Mbresa thotë se ka dal me Andin sa ishin jashtë

Dy konkurrentët e Big Brother Vip Kosova, Andi dhe Mbresa kanë qenë të njohur me njëri-tjetrin edhe gjatë kohës sa ishin jashtë shtëpisë.

Por, mëngjesin e sotëm në Mbresa i ka thënë Xhulianës së kanë dal bashkë me Andin pasi ky i fundit e ka ftuar.

“Jemi dalë veç me nejtë bashkë, që unë nuk kam diçka. i kam thënë po e thirri edhe një shok, se ky ma ka bo a po dalim”, tha Mbresa.

Mbresa foli me Xhulin edhe për një bisedë me Gresën.

“Tha shumë mirë s’është bërë me ty, po është me mua, paramendo çfarë gjëje tha. Kjo është e ulët, është gjë palidhje”.

Mbresa vijoi duke thënë se me hyrjen e saj në BBVK, raporti në mes Gresës dhe Andit ishte ftohur.

/Shqip.com