Rozë

Mbrëmë foli për ish gruan e tij, por pas Prime, a e puthi Stresi, Gresa Hotin në buzë?

Big Brother VIP Kosova mbrëmë ka mbajtur primen, ku është diskutuar për javën se si kanë kaluar banorët.

Diskutimi u ndal të Stresi, i cili ka qenë një nga protagonistët më të përfolur të javës.

Ai ka thënë se ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij, Kejsi.

“E kam tradhtuar ish-bashkëshorten time. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi gjithçka”, ka thënë ai, duke shtuar se një ngjarje e ndodhur në Prishtinë e ku nuk kishte tradhti, kishte ndikuar që dyshja t’i japin definitivisht fund lidhjes se tyre”.

Por, siç dukët kjo nuk e ndalon atë që të përqafohet dhe të shkëmbejë puthje me vajzat tjera.

Në fakt, në oborrin e shtëpisë u këndua edhe një herë kënga e ditëlindjes kushtuar nënës së Stresit, dhe ndërsa të gjithë vazhduan ta mbështesin rep artistin, ai me – apo – pa dashje, ka shkëmbyer me Gresën një lloj puthje.

/Shqip.com