Lajme

Mbrëmë erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Prizren

Komuna e Prizrenit është përballur me erëra të fuqishme gjatë natës së mbrëmshme nga të cilat u shkaktuan edhe shumë dëme.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi për media.

“Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala, vizituan sot disa nga prej vendeve më të prekura nga erërat e fuqishme mbrëmë, që shkaktuan dëme të shumta, ku në disa zona kishte edhe ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Tutje thuhet se Komuna e Prizrenit do t’u dalë në ndihmë të gjithëve dhe do t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e veta për të qenë afër qytetarëve në momente krizash natyrore.

/Shqip.com