Ekonomi

MBPZhR: Zgjatet afati i aplikimit për subvencione

Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar se e ka zgjatur afatin për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore deri më 6 prill.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023, nga data 30 mars deri me 06 prill 2023 në ora 16:00. Me këtë rast ju njoftojmë gjithashtu se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

/Shqip.com