Lajme

Mblidhet Kuvendi i Kosovës

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës me pikat e papërfunduara nga seancat e papërfunduara.

Në këtë seancë do të përfshihen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022.

Po ashtu, janë paraparë edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8, 9 dhe 15 dhjetor 2022:

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, do të bëhet Votimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,

Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

Zgjedhja e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Seanca do të fillojë nga ora 12:00.

/Shqip.com