Lajme

Mblidhen pesë komisione parlamentare, diskutohen këto çështje

Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet raporti i shpenzimeve për Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022.

Mbledhja e këtij komisioni pritet të nis në ora 14:00.

Po ashtu gjatë ditës së sotme pritet të mblidhen edhe katër komisione tjera parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të mbajë mbledhje. Në rend dite është shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021.

Mbledhje pritet të mbajë edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara ndërsa Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot do të ketë raportim të ministres së ekonomisë Artane Rizvanolli, lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë.

/Shqip.com