Lajme Ballkan

Mblidhen mbi 177 milionë euro për tre muaj të hyra në ATK

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

Mbi 177 milion euro janë grumbulluar të hyrat për tre muaj në Administratën Tatimore të Kosovës.

ATK ka bërë të ditur se gjatë këtyre tre muajve janë në krahasim me planin tejkalohen pritshmërit për 23.2 milion euro apo 15.1 % me shume.

“Rritje konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar, ku janë janë inkasuar te 42.9 milion euro apo 31.9% më shumë”, thuhet në njoftim.

ATK gjithashtu ka bërë të ditur se ndikuesit e rritjes së këtij niveli të të hyrave janë shumë indikator.

“Siç është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancen e të hyrave tatimore, si një prej objektivave më të rëndësishme të ATK-së”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

“Po ashtu, bazuar në Planit Strategjikë 2022-2026 i cili vë thekësin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizoj përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpagueseve”, thuhet në njoftimin e ATK-së./Shqip.com