Lajme

Mblidhen katër komisione parlamentare, pikat e rendit të ditës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Katër komisione do të mbledhen gjatë ditës së sotme.

Duke filluar në ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Rendi  i ditës:

  • Miratimi  i rendit të ditës;
  • Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura më: 3, 24,29 maj 2023 dhe 5,8 dhe 14 qershor 2023;
  • Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L nr.08/L-205 pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta;
  • Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore;
  • Vazhdim – shqyrtimi i Raportit vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2022;
  • Vazhdim – shqyrtimi i Raportit vjetor i Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022;
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022;
  • Të ndryshme

Gjithashtu në ora 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Rendi i ditës:  

  • Miratimi i rendit të ditës;
  • Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtura me 12.07.2023;
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-205 pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, me amandamente të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport;
  • Shqyrtimi i Projektligji nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, me amandamente të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione;
  • Të ndryshme

Ndërkaq në ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Rendi i ditës:      

  •  Miratimi i rendit te ditës;
  •   Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës;
  •  Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës
  •  Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin nr. 08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta;
  •  Të ndryshme.

Kurse, duke filluar në ora 14:00, do të mblidhet Komisioni për Integrim Evropian i cili në rend dite do të ketë shqyrtimin e projektligjit r.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 Këshillin e Pavarur  Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

/Shqip.com