Lajme

Mblidhen deputetët, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen përsëri sot në një seancë plenare.

Seanca pritet të nis nga ora 10:00 dhe në rend të ditës janë të parapara 12 pika.

Rendi i ditës

1.Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme

2.Deklarimet jashtë rendit të ditës

3.Pyetjet parlamentare

4.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet

5.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve

6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158

8.Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,

9.Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”

10.Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”

11. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

12.Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

/Shqip.com