Lajme

Rama publikon foto nga takimi me Ursula Von der Leyen në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen në Bruksel në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

“Me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Europian”, shkruan Rama krahas fotove.

Më heret, kryeministri Edi Rama takoi presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detajet e takimit në Bruksel. Michel ka përsëritur edhe njëherë mesazhin se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Europian ndërsa ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetjen e ofruar për Ukrainës.

“Me @ediramaal, diskutuam për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”.

/Shqip.com