Lajme

Mbi pesë orë pritjet në pikat kufitare në Kosovë

Pika kufitare në Merdarë.

Aktualisht për dalje nga Kosova, pritjet më të gjata janë në pikë kalimin kufitar Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare Për Menaxhim Kufitar tek kjo pikë kufitare, pritjet janë të gjata deri në 5 orë e 20 minuta.

Kolona e veturave gjatë daljes nga Merdari është deri në 2 kilometra.

Ndërsa, një pikë kufitare tjetër ku po ashtu duhet pritur gjatë për të kaluar është Dheu i Bardhë. Në këtë pikë kalim pritjet gjatë daljes janë mbi 1 orë.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet gjatë hyrjes dhe daljes nga Kosova nuk janë më shumë se 3 deri në 10 minuta./Shqip.com