Lajme

Mbi një orë pritjet për të dalë nga Kosova tek Dheu i Bardhë

Qytetraët po presin mbi një orë për të dalë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë, teksa kolona është 200 metra.

Ndërkaq, në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 35 minuta, kurse për të hyrë deri në 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare situata është e qetë, me pritje-daljet që shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.

Pika kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdarë, kanë qenë vazhdimisht të ngarkuara nga fluksi i madh i qytetarëve.

/Shqip.com