Lajme

Mbi një orë pritje në Merdarë gjatë daljes nga Kosova

Pika kufitare në Merdarë.

Pritjet gjatë daljes nga Kosova, në pikë kalimin Merdarë vazhdojnë edhe sot.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare pritjet janë deri në një orë e 10 minuta ndërsa kolonat e gjata kanë arritur deri në 1000 metra.

Kurse tek pika kufitare të Dheu i Bardhë për të dal nga Kosova është dashur të pritet 10 deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet gjatë hyrjes dhe daljes nuk janë më shumë se 3 deri në 10 minuta./Shqip.com