Mbi një mijë pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e vendit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se është rritur numri i të hospitalizuarve me COVID-19 në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, njofton Shqip.com.
Sipas njoftimit, aktualisht në kuadër të ShSKUK-së janë të shtrirë një mijë e 142 pacientë pozitivë me COVID-19, prej të cilëve 60 janë në kujdes intensiv, ndërsa një mijë e 62 janë me oksigjeno-terapi.
Vetëm në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të shtrirë 812 pacientë, nga të cilët 707 pozitivë me COVID-19 dhe 686 me oksigjeno-terapi.
“Raporti statistikor sipas kliniakve COVID dhe spitalet e përgjithshme: – Klinika Infektive, 120 pacientë, – Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 95 pacientë, -Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë, – Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë, – Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 18 pacientë, – Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë, – Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Kurse, në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 799 pacientë, prej të cilëve 704 janë pozitivë me Coronavirus dhe 684 janë në oksigjeno-terapi.
Ndryshe, gjatë së dielës janë shënuar 36 vdekje dhe një mijë e 630 raste të reja me COVID-19 në Kosovë./Shqip.com