Lajme

Mbi katër mijë raste aktive me COVID-19

COVID-19, ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se momentalisht në Kosovë janë 4 mijë e 225 raste aktive me COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se 903.683 persona janë vaksinuar me dozën e parë përforcuese, 823.956 me dozën e dytë përforcuese dhe 103.756 me dozën e tretë.

Disa ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka filluar edhe me shpërndarjen e dozës së katër përforcuese dhe më këtë dozë janë vaksinuar 387 persona.

Gjatë 24-të orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./Shqip.com