Lajme

Mbi dy orë pritje te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet për hyrje-dalje nëpër pikat kufitare të Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit, bëhet e ditur se 2 orë e 20 minuta është koha e pritjes te Dheu i Bardhë, ku kolona është deri në 600 metra.

Në Muçibabë pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë ku kolona është 150 metra, në Jarinjë deri në 1 orë, në Merdar deri në 40 minuta dhe në Bërnjak deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 5 minuta.

/Shqip.com