Mbi 9 mijë e 500 qytetarë po vaksinohen brenda ditës
Publikuar:
(03.07.2021 08:26:24)

9.565 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës kundër COVID-19 brenda njëzetekatër orëve të fundit.
Kështu, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të premten.
Kjo ka bërë që 196.829 persona të marrin një dozë vaksine, ndërsa 47.141 tash veç kanë përmbyllur procesin e vaksinimit si të tërë.
Gjatë ditës së fundit janë regjistruar 17 infeksione të reja dhe janë shëruar tetë të tjerë.
Kishte edhe dy vdekje të konfirmuara si pasojë e COVID-19. /Shqip.com