Lajme

Mbi 60 ushtarë të KFOR-it dhe personel civil dhuruan gjak në Kampin Bondsteel në Kosovë

Mbi 60 ushtarë të KFOR-it dhe personel civil kanë dhuruar vullnetarisht gjak në Kampin Bondsteel për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Përmes një njoftimi për media, KFOR-i ka treguar se ky akt është edhe mbështetje për popullin e Kosovës.

“Mbi 60 ushtarë të KFOR-it dhe personel civil dhuruan vullnetarisht gjak në Kampin Bondsteel për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Po ashtu, ata thanë se dhurimi i gjakut është një gjest vullnetar dhe dëshmon mbështetjen e KFOR-it për popullsinë në Kosovë.

“Dhurimi i gjakut është një gjest vullnetar, personal dhe i fortë altruizmi që dëshmon përkushtimin e pjesëtarit të KFOR-it për të mbështetur popullatën e Kosovës”.

Ky veprim i pjesëtareve të KFOR-it është përtej asaj që quhet detyrë dhe angazhim./Shqip.com