Lajme

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Pesë mijë e 359 raste aktive me Coronavirus numërohen të jenë aktualisht në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, një person ka ndërruar jetë nga COVID-19 sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetësisë.

Po ashtu, janë shënuar 852 raste të reja me COVID-19.

Sipas raportit janë bërë 2.201 testime, prej të cilave me pozitivistet kanë dal 38.70 për qind.

E derisa janë shëruar 394 persona, janë vaksinuar 73 persona.

Vaksinimi kundër COVID-19

Po ashtu, sipas raportit, janë dhënë 549 vaksina për dozën e katërt.

Personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19;

Personat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e IV-të (katër muaj pas marrjes së dozës së III-të)

Fëmijët e moshës 5-11 vjeç me dozën e parë dhe të dytë./Shqip.com