Lajme

Mbi 400 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë me 24 shkurt janë vrarë 428 fëmijë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja e Ukrainës në Estoni, Mariana Basta tha se krahas fëmijëve të vrarë janë plagosur edhe 815 fëmijë.

Sipas Bastas, këto të dhëna janë marur nga zyra e prokurorit të përgjithshëm në Ukrainë.

“Rusia vrau 428 fëmijë ukrainas që nga 24 shkurti, 815 të plagosur – Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm”, shkroi Basta.

Thirrje për krijimin e një Tribunali të posaçëm për krime lufte nga Rusia në Ukrainë – SHQIP.com

Lituania, Estonia dhe Letonia i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta ndihmojë Ukrainën me krijimin e një Tribunali të posaçëm për të gjykuar krimet e Rusisë gjatë luftës.

Siç raporton Danas, ministri i jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis ka njoftuar për kërkesën e bërë ndaj BE-së së bashku me homologet e tij.

“Si një bashkim gjeopolitik, BE duhet të financojë dhe të ndihmojë për të mbushur të çarën në juridiksionin ndërkombëtar. Krimet ruse të luftës janë kaq të mëdha sa që gjykata e OKB-së në Hagë nuk është e mjaftueshme,” shkroi Landsbergis.

Një deklaratë e përbashkët nga të tre ministrat tha gjithashtu se gjykata duhet të hetojë mizoritë e agresionit dhe të sigurojë se Rusia është përgjegjëse.

“Një rend ndërkombëtar i bazuar në të drejtën që ne të gjithë kërkojmë ta mbrojmë nuk mund të mbijetojë në qofë tse ka pandëshkueshmëri për aktet e ashpra që e shkelin atë si: gjenocidi, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e agresionit,” thanë të tre ministrat.

Sipas tre ministrave, caku rus ndaj shkollave, civilëve etj është vetëm episodi i fundit i fushatës terroriste të Putinit kundër popullit ukrainas.

“Synimi i qëllimshëm i infrastrukturave civile, shkollave dhe këndeve të lojërave është vetëm episodi i fundit i fushatës terroriste të Rusisë kundër popullit ukrainas. Ndërsa sulmi brutal i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon, BE duhet të veprojë për të siguruar se kërkimi i drejtësisë dhe llogaridhënies për mizoritë e tmerrshme të Rusisë në Ukrainë është në qendër të politikës sonë”.

Krijimi i një Gjykate të Posaçme do të plotësojë rolin e ICC, sipas të tre ministrave.

/Shqip.com