Lajme

Mbi 35 mijë raste aktive me COVID-19

Ilustrim

35 mijë e 51 është numri i personave që janë aktualisht të infektuar me Coronavirus në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 mijë e 390 raste të reja, nga gjithsejtë 10 mijë e 336 testime të kryera.

Të dielën MSH-ja njoftoi se janë shëruar 1 mijë e 291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166 mijë e 282.

Sa i përket vaksinimit, nëë 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 556 doza të vaksinës.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1 milion e 776 mijë e 133 doza të vaksinës.

Deri tani 805 mijë e 86 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu janë dhënë gjithsejtë 77 mijë e 437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./SHQIP.com