Lajme

Mbi 3 mijë vetura kanë konvertuar targat nga ilegale në RKS

Është duke vazhduar konvertimi i targave nga ilegale në RKS, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen afatit deri më 1 dhjetor.

Për këtë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Dukagjinin se deri më tani mbi 3 mijë e 400 vetura janë regjistruar në RKS.

Kujtojmë, se sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

Ndërsa, Ministria e Punëve të Brendshme në fillim të muajit nëntor pati njofuar të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS.

/Shqip.com