Lajme

Mbi 3 mijë e 100 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ambulanca për COVID

3 mijë e 126 raste aktive me Covid-19 janë në Kosovë.

Gjatë 24 orëshit të fundit janë shënuar 363 raste të reja me virusin COVID-19, teksa janë shëruar 413 pacientë, bën të ditur IKSHPK.

Ndërsa, numri total i dozave të administruara është 1 milion e 835 mijë e 361, ku brenda 24 orëve janë vaksinuar 60 persona.

MSH-ja ka rekomanduar që të gjithë personat mbi moshën 60 vjeçare të vaksinohen me dozën e katër të vaksinës kundër COVID-19. Andaj, me dozën e katër të vaksinës janë vaksinuar 1.671 qytetarë.

Kurse, personat mbi moshën 12 vjeçare rekomandohen nga MSH-ja që të vaksinohen deri në dozën e tretë përforcuese.

MSH-ja ka miratuar edhe vaksinimin e fëmijëve mbi pesë vjet, saktësisht grupmoshës 5-11 vjet që të vaksinohen. Dozat e lejuara për fëmijët mbi pesë vjet janë e para edhe e dyta./SHQIP.com