Lajme

Mbi 200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19
COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 202 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 32 raste të reja.

Megjithatë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, por janë shëruar 20 persona.

Aktualisht, 15 persona janë të hospitalizuar nga ky virus.

/Shqip.com