Lajme

Mbi 180 mjekë janë larguar nga Kosova për në vendet perëndimore

Mjekët

180 është numri i mjekëve të larguar nga Kosova për në vendet perëndimore.

Albulenë Shala, nga “Comsense Kosova”, e cila merret me rekrutimin e infermierëve, thotë se interesimi për të ikur jashtë vendit, është shtuar më shumë në tre mujorin e fundit.

“Interesimi për të rinjtë është rritur shumë, ne këtë punë e bëjmë që tri vite por në tre mujori e fundit e është rritur interesimin shumë”

Kjo sipas saj po bëhet për shkak të kushteve të mira të punës dhe jetesës.

Ndërsa, Pelurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës, thotë se trajektorja e largimit të mjekëve nga Kosova është rritur dukshëm.

“Ajo trajektorja e largimit të kolegëve që janë duke u larguar jashtë Kosovës është duke u rritur. Derisa në fund të vitit të kaluar kemi pas 150 mjekë, deri më sot i kemi 185 mjekë, dhe presim që t’i afrohet atij parashikimi që e kemi pas në fillim të vitit që do të largohen rreth 200 mjekë, që është numër i madh, dhe që është shqetësuese, ndoshta jo për momentin pasi shumica janë të papunë por që shqetësimi fillon të rritet kur shohim se po largohen specializantë” thotë ai.

Sejdiu thotë se miratimi i Projektligji i Pagave, do ta ulte sado pak këtë numër.

/Shqip.com