Lajme

Mbi 18 mijë doza të vaksinës Pfizer arrijnë në Shqipëri

Foto: Edi Rama - Facebook

Mbi 18 mijë doza të vaksinës kundër Coronavirusit nga Pfizer kanë arritur mbrëmjen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, njofton Shqip.com.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Rama mes tjerash ka njoftuar se numri i përgjithshëm i vaksinave në Shqipëri ka arritur në një milion e 238 mijë e 790 doza.

“✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – 🧪 18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sot, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri🙏 #ShqipëriaBuzëqesh🌼”, është shprehur Rama./Shqip.com