Lajme

Mbi 1400 gjoba të trafikut për 24 orë

Foto e ilustruar
Foto e ilustruar

Policia e Kosovës ka njoftuar se Brenda 24 orëve janë shqiptuar 1402 gjoba të trafikut për shkelësit e rregullave të komunikacionit rrugor.

Po ashtu është bërë e ditur se brenda 24 orëve janë shkaktuar 48 aksidente trafiku ku prej tyre 30 me dëme materiale, 16 me të lënduar dhe 2 me fatalitet.

14 persona janë arrestuar, 8 persona janë dërguar në mbajte dhe 1 person është dërguar në vuajte të dënimit./Shqip.com