Lajme

Mbi 138 mijë euro investim pa projekt nga Ministria e Mjedisit për rrjetin e kanalizimit në Prekaz, Mikushnicë dhe Skenderaj

Kanalizim

Punët për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në Prekaz, Mukishnicë dhe Skenderaj janë zhvilluar pa projekt por megjithatë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishe paguar mbi 138 mijë euro.

Sipas raportit ”Raporti i Grupit Punues për shqyrtimin e projekteve kapitale të zbatuara në fushën e ujërave” të hartuar nga kjo ministri, në shkresat e lëndës nuk është projekti për këtë investim dhe supozohet se është realizuar pa projekt.

“Projekti nuk është prezantuar dhe nuk është ne shkresat e lëndës, supozojmë se është realizuar pa projekt, derisa nuk prezantohet projekti”

Kontrata e prokurimit për këtë investim kishe vlerën e mbi 74 mijë euro ku 10.000 euro do t’i paguante komuna ndërsa, pjesën tjetër ministria.

Marrëveshja bazë ka vlerën prej 10,000.00 euro, kurse kontrata e prokurimit ka vlerën prej 74,130.00 euro, ku thuhet se Komuna do te participoj me 10,000.00 euro, kurse pjesa tjetër nga Qeveria dhe Ministria.

Gjithashtu përveç marrëveshjes së bashkëpunimit, në vitin 2018 ishte bërë edhe një  aneks marrëveshje për rregullimin e kanalizimit fekal ne Skenderaj

Është realizuar edhe një aneks marrëveshje ne vitin 2018 për rregullimin e kanalizimit fekal ne Skenderaj me vlere 80,000.00 euro te cilat mbulohen nga Ministria për vitin 2018. Pagesat e mbështetura ne aneks kontrate, situacioni III 20,000.00 euro, situacioni IV, 20,000.00 EUR, situacioni V, 24,130.10 euro, gjithsejtë nga Ministria janë paguar 64,130.10 euro” shkruhet në këtë raport.

Ky projekt është në mesin e 142 investimeve të bëra nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ku vetëm 2 prej tyre nuk kishin probleme administrative, legjislative dhe planifikimi etj./Shqip.com