Lajme

Mbi 1350 qytetarë në Veri kanë ndërruar targat nga ilegale në RKS

Më shumë se 1350 qytetarë i kanë riregjistruar targat nga ilegale në ato RKS.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri të vendit, Veton Elshani.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për t’i riregjistruar veturat është deri më 1 dhjetor.

Para se të zgjatej ky afat, Policia në Veri i ishte drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesë pas shumë kërkesave të qytetarëve atje.

/Shqip.com