Lajme

Mbi 100 mijë para të gatshme në banka, pasuria e ish-kryetarit të arrestuar të Shtërpcës

Bratislav Nikoliq

Mbi 100 mijë para të gatshme i ka të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsion, ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, i cili u arrestua këtë të martë si i dyshuar për ryshfet dhe korrupsion.

Në AKK, Nikoliq ka të deklaruara mbi mijë e 98 euro para të gatshme në tri banka të Kosovës dhe një të Serbisë.

Sa i përket pasurisë së paluajtshme, ka të deklaruar vetëm një veturë të vitit 2019, vlera e së cilës është 65 mijë euro.

Ndërsa, si pasuri të luajtshme, Nikoliq ka deklaruar një banesë në vlerë të 50 mijë eurove.

Ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç, Drejtori i Urbanizmit e disa zyrtarë të tjerë të komunës së Shtërpcës dhe pronar të firmave, në total 10 persona, janë arrestuar mëngjesin e kësaj të marte me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Arrestimi i tyre u bë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njoftoi Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Po ashtu, Prokuroria bëri të ditur se pas përfundimit të operacionit, detajet tjera do të bëhen publike./SHQIP.com