Lajme

Mbi 100 familjarë e anëtarë të Nismas u rehatuan në MTI

n'Shënjestër

Më shumë pushtet, më shumë fuqi. Por, Nisma e Fatmir Limajt nuk kishte edhe shumë pushtet, sa arriti të punësoi familjarë e aktivistë brenda një periudhe të shkurtër sa ishte pjesë e Qeverisë.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është shembulli se si rehatohen familjarët e aktivistët. Të jesh familjar i ndonjë funksionari të Partisë Nisma Socialdemokrate apo anëtar i kësaj partie dhe të mos jesh i punësuar është rast i vështirë për t’u gjetur.

Përgatitja profesionale s’ka rëndësi, sepse të qenurit anëtar është kualifikim i mjaftueshëm.

Për ta konkretizuar, mjafton të shikohet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Qeverisja e këtij dikasteri për vetëm afër katër vjet, fillimisht nga Bajrami Hasani dhe Endrit Shala në kuadër të Qeverisë Haradinaj e më pas nga Vesel Krasniqi në Qeverinë Hoti, punësoi mbi 100 veta.

Për një pjesë të konsiderueshme të tyre, Shqip ka arritur të verifikojë se janë anëtarë partie dhe familjarë të tyre, si dhe shkeljet ligjore që janë bërë gjatë punësimit.

Kjo ka bërë që të punësuarit e rinj këtu ta kenë tejet të lehtë ambientimin, pasi shumica njihen.

Aty mund të takosh dajën, balldëzkën, nipin, kushëririn, shokun e të tjerë.

Lista e mëposhtme e personave të punësuar nga kjo parti vetëm në këtë dikaster, të bën të mendosh se kjo parti në fakt është agjenci punësimi.

Të gjithë prijësit e Nismës kanë të punësuar.

Dikush më pak e dikush më shumë./SHQIP.com