Lajme

Mbi 100 afganë largohen nga Kosova drejt ShBA-së

Refugjatët afganë duke u larguar nga Kosova

Mbi 100 afganë që kanë qëndruar përkohësisht në Kosovë, mëngjesin e së premtes janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë, e cila ka falënderuar Kosovën për bujarinë dhe mikpritjen.

“Mëngjesin e sotëm, fluturimi i katërt u nis nga Kosova me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë një jetë të re në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Lexo edhe:
AP: Fshehtësia mbulon refugjatët afganë të dërguar nga SHBA-ja në Kosovë

Edhe zëvendësndihmës sekretarja, Molly Montgomery, ka falënderuar Kosovën për pritjen që u ka bërë afganëve./SHQIP.com

Kosova i kishte pranuar këta refugjatë pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo pasi, pas ardhjes në pushtet të talebanëve ishte rritur dyshimi se bashkëpunëtorët e Amerikës në Afganistan do të persekutohen nga grupi militant. /Shqip.com