Kulturë

Mbi 10 shtëpi botuese nga Kosova do të marrin pjesë në Panairi e Librit në Tiranë

Panairi i Librit 2022, çelet më 16 nëntor, në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Në këtë panair do të jenë gjithsej 97 stenda, në këtë edicion të 25-të të panairit dhe më shumë se 100 shtëpi botuese. Mbi 10 prej tyre janë nga Kosova.

“Mbi 10 shtëpi botuese do të marrin pjesë në Panairi e Librit që do të mbahen në Tiranë”, ka thënë për Shqip.com Edon Zeneli – Kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës.

Organizatorët nga Kosova shprehen të kënaqur me mbarëvajtjen dhe akomodimin gjatë mbajtjes se Panairit të Librit në Tiranë.

“Organizatorët përpiqen të krijojnë hapësirë për botuesit e Kosovës dhe janë treguar korrekt. Na mbështet edhe MKRS diku me 30 % të totalit të pagesës”, ka thënë tutje Zeneli për Shqip.com.

Panairet janë jetike për fushë-veprimtarinë e librit, sepse komunikojmë direkt me lexuesit dhe prezantojnë botimet më të reja.

/Shqip.com