Ekonomi Mbi 700 mijë euro shmangie të taksave doganore nga tri kompanitë

Mbi 1 milion litra naftë për Zyrën greke me vetëm dy diplomatë

Zyra greke

Ideja e HIB Petrol-it ishte përvetësuar edhe nga dy kompani tjera, Alfa Trade dhe Fer Petrol.

Alfa Trade, nga viti 2019 kishte paraqitur po të njëjtat dokumente duke pretenduar se është kontraktuar nga zyra greke për furnizim me naftë.

Ndërsa, kompania tjetër Fer Petrol, në vitin 2021.

Si rezultat, të tria bashkë kishin arritur tu shmangeshin taksave në vlerë të mbi 700 mijë eurove.

Zyra greke që të angazhuar kishte vetëm dy diplomatë, rezultoi se po shpenzonte naftë më shumë se sa ambasadat që kishin dhjetëra e qindra punëtorë.

HIB Petrol rezulton të ketë importuar 1 milion e 51 mijë litra derivate naftë dhe benzinë, për çka kishte arritur t’i shmanget taksave në vlerë të 545,389 mijë eurove.

Alfa Trade kishte importuar 240 mijë litra naftë, duke mos paguar kështu 118,480 mijë euro taksa shtetit.

Ndërsa, Fer Petrol kishte importuar 134, 541 mijë litra naftë dhe benzinë, duke ju shmangur akcizës dhe TVSH-së në vlerë të 64,657 eurove.

Por, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se vlerën e saktë të dëmit do ta nxjerr hetimet tutje.

“Në rastin konkret vlerësohet që kemi shmangie rreth 600 mijë euro, parashihet që mund të jenë keqpërdorur për një milionë litra, por prap se prap hetimet janë duke vazhduar dhe hetimet përfundimtare do ta tregojnë sasinë e saktë”, ka thënë Stavileci.

Për këtë, Dogana bashkë me Prokurorinë e Shtetit, zhvilluan aksion në këto tri kompani me 18 mars, për çka përfunduan në pranga tre persona

Nga HIB Petrol, u arrestua Fatbardh Xhaferi, i punësuar si menaxher gjeneral kontraktimi.

Ndryshe nga HIB Petrol, tek kompanitë Alfa Trade dhe Fer Petrol, u arrestuan pronarët, Hajdar Hajdari dhe Jashar Gjoka.

Që të tre dyshohen për dy vepra penale, atë të shmangies nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore dhe për falsifikim të dokumenteve./SHQIP.com