Lajme

Mbi 1 mijë persona bënë kërkesë për shtetësi kosovare gjatë vitit 2022

Mbi 1 mijë persona bënë kërkesë për shtetësi kosovare gjatë vitit 2022.

Kështu ka bërë të ditur, Liridon Neziri, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ai ka thënë se janë vetëm 11 persona që posedojnë statusin pa shtetësi.

“Një person pa shtetësi konsiderohet ai person i cili nuk konsiderohet shtetas sipas legjislacionit të atij vendi. Fatmirësisht nuk kemi shumë kërkesa, i kemi 11 kërkesa që iu është njohur statusi i personit pa shtetësi”, tha Neziri.

Po ashtu Neziri ka thënë se minimumi i qëndrimit në territorin e Republikës së Kosovës për të marrë shtetësinë në bazë të qëndrimit, është 10 vjet, raporton RTK.

/Shqip.com