Lajme

Mbesin pa ujë të pijes tri lagje të Gjakovës

Foto e ilustruar

Lagjja Demjan, Shehu dhe Gërqina e poshtme në Gjakovë kanë mbetur pa ujë të pijes të shtunën, njofton Shqip.com.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Gjakova’, furnizimi me ujë të pijes në këto lagje është ndërprerë për shkak të një defekti që ndodhi në trafon energjetike.

“Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se si pasojë e një defekti në trafon energjetike, janë jashtë funksionit të tyre pompat e ujit në fshatin Demjan. Si pasojë, pa furnizim me ujë kanë mbetur fshati Demjan, Lagjja e Shehut si dhe Gërqina e poshtme.

 Posa të eliminohet defekti ne do ta rikthejmë furnizimin me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./SHQIP.com