Lajme Botë

Mbështetësit e grupit Wagner bëjnë homazhe për Yevgeny Prigozhin

Luftëtarët dhe mbështetësit e grupit mercenar të Wagnerit i kanë bërë homazhe, Yevgeny Prigozhin, në memorialet e improvizuara në Rusi.

Në fotot e postuara nga media të huaja, shihen se një grup i madh njerëzish kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule pranë fotove të liderit mercenar jashtë zyrave të Wagner në Shën Petersburg dhe Novosibirsk.

Ata duken mjaft të trishtuar pas marrjes së lajmit për vdekjen e kreut të grupit mercenar Wagner.

/Shqip.com