Mbështetësit e Berishës thyejnë derën e pasme të PD-së, tentojnë thyerjen e kamerave të sigurisë
Një pjesë e mbështetësve të Sali Berishës kanë arritur të hapin derën e pasme të selisë së Partisë Demokratike, përcjell Shqip.com.
Protestuesit pasi kanë thyer edhe derën kryesore të selisë, kanë tentuar që të thyejnë edhe kamerat e sigurisë përreth selisë.
Kamerat ishin vendosur një ditë para protestës për të mbajtur nën monitorim çdo episod të protestës dhe për identifikimin e protestuesve për përdorjen e dhunës,.
Ndërkaq, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës së sotme përpara selisë së PD-së, që të tërhiqen nga dhuna ose do të mbajnë përgjegjësi.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi” shkruan Yuri Kim