Lajme

Mbërrin avioni i tretë me afganë në Shqipëri

Aeroporti i Rinasit

Avioni i tretë me afganë ka arritur në orët e para të së shtunës ka në Aeroportin e Rinasit në Shqipëri, përcjellë Shqip.com.

Sipas mediave shqiptare, për t’i pritur afganët që do të strehohen përkohësisht, kishin dalë kryeministri, Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka si dhe ambasadorja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Bëhet e ditur se deri më tash, në Shqipëri kanë ardhur 275 qytetarë, prej të cilave 13 janë foshnje.

Lidhur me ardhjen e afganëve ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se deri më tash në Shqipëri kanë ardhur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët ka gra, aktiviste të shoqrisë civile, pedagogë, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.

Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth katër mijë afganë deri në momentin kur të pajisen me dokumentet e nevojshme për lëvizje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, edhe Qeveria e Kosovës, më 16 gusht, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan./Shqip.com