Mbaron pjesa e parë,”Djajtë e Kuq” po mposhten në Spanjë
Atletico Madrid po triumfon ndaj Manchester United – pas 45 minutave lojë, me rezultat minimal 1-0.
Vendasit arritën që të kalojnë në epërsi – pas vetëm shtatë minutave lojë.
Pas një krosimi të dhënë nga Renan Lodi, më së miri në zonë u gjend Joao Felix, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Për sulmuesin portugez – ky ishte goli i vetëm i shënuar në Ligën e Kampionëve – në këtë sezon.
Në anën tjetër “Djajtë e Kuq” nuk arritën që të rrezikojnë portën e Jan Oblak.
Skuadra angleze – po ka probleme ta thyej mbrotjen e madrilineve – të cilët duken sonte në formë të lartë.
Për “Los Colchoneros” – në bankën rezervë janë Luis Suarez dhe Antonie Griezmann, që mund të inkuadrohen në pjesën e dytë.
Teksa, te Unitedi një opsion për fazën e sulmit mbetet Jessie Lingard.
Në takimin tjetër, që po zhvillohet në Portugali, Ajaxi është duke triumfuar me rezultat të ngushtë 1-2 ndaj Benficës. /Shqip.com