Mbaron pjesa e parë, Sociedadi i pafuqishëm ndaj Monacos

Monaco është duke triumfuar ndaj Real Sociedad, pas 45 minutave lojë.
Skuadra franceze po avancon ndaj spanjollëve me rezultat 2-1, shkruan Shqip.com.
Kur po zhvillohej minuta e 28-të, ishte Volland që e dërgopi topin në rrjetë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Asistues ishte Golovin.
Në anën tjetër, pas shtatë minutave erdhi edhe kundëpërgjigja e baskëve.
Sulmuesi suedez, Alexander Isak ishte autor i golit, ndërsa u asistua nga Adnan Januzaj.
Por, ky gëizm i spanjollëve zgjati vetëm tre minuta.
Mesfushori, Youssouf Fofana relalizoi për Monacon dhe kështu pjesa e parë mbaroi me rezultat 2-1.
Me situatën aktuale, francezët mbesin lider të Grupit B, me 11 pikë të grumbulluara.
Kurse, Sociedadi është në situatë aspak të mirë, sepse zbret në vendin e tretë.
Në takimet tjera janë regjistruar këto rezultate pas 45 minutave lojë:
Broendby IF 0-0 Lyon
Rangers 1-0 Sparta Prague
PSV Eindhoven 1-0 Sturm Graz
Leicester City 3-1 Legia Warszawa
Eintracht Frankfurt 1-1 Royal Antwerp
Olympiacos 0-0 Fenerbahce /Shqip.com