Sport Ndërkombëtar

Mbaron pjesa e parë në derbin italian dhe atë francez

Interi po fiton ndaj Juventusit

Juventusi është duke pesuar disfatë 0-1, në udhëtim te Interi, pas 45 minutave lojë.

Neurazurët ishin më kërkues që nga fillimi i takimit dhe kjo ju shpërblye në minutën e 17-të, shkruan Shqip.com.

Ishte, Edin Dzeko që arriti tundi rrjetën e kundërshtarëve, për të vënë skuadrën e tij në epërsi.

Për sulmuesin boshnjak, ky ishte goli i shtatë në këtë kampionat dhe një dëshmi tjetër se po kalon në formë fenomneale.

https://twitter.com/OficialSala12/status/1452352029561655312?s=20
Goli i shënuar nga Dzeko

Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Interi është në vendin e tretë më 20 pikë, kurse Juve mbetet në vendin e shtatë.

Ndeshje e fortë është duke u zhvilluar edhe në Francë, ndërmjet Marseille dhe PSG-së, ku rezultati është 0-0, pas pjesës së parë.

Të dyja skuadrat janë duke zhvilluar lojë sulmuese, por parisienët patën më shumë mundësi shënimi.

Image
Pamje nga takimi, Marseille-PSG

Marsielle, po mundohet që ta “ndëshkojë” nëpërmjet kundërsulmeve, ama në këtë 45 minutësh gola nuk pati.

Me këtë rezultat, Parsi është prapë lider, kurse mysafirët mbeten në vendin e katërt./Shqip.com