Sport Ndërkombëtar

Mbaron pa fitues kryendeshja e javës në ishull

Chelsea-Manchester United

Rastet nuk munguan, por vetëm dy gola u shënuan.

Chelsea dhe Manchester United i kanë ndarë pikët në kryendeshjen e javës në ishull.

Të dyja skuadrat ndeshjen e nisën me sulmuesit kryesorë në bakën rezervë.

Në njërën anë, Lukaku ishte në stol, ndërsa në anën tjetër Cristiano Ronaldo.

Përkundër faktit që pati shumëçka nga loja, në pjesën e parë nuk u realizua asnjë gol.

Ndërsa, goli i parë në këtë takim u realizua në minutën e 50-të.

https://twitter.com/UnitedZonePod/status/1465013084762869763?s=20
Goli i shënuar nga Sancho

Ishte Jadon Sancho që i kalo në epërsi “Djajtë e Kuq”, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Për sulmuesin anglez ky ishte goli i parë në Premierligë, që nga transferimi i tij merkaton e verës.

Kurse, shifrat i barazoi, Jorginho, në minutën e 69-të.

Goli i shënuar nga Jorginho

Mesfushori Italian shënoi nga pika e bardhë.

Përkundër barazimit, londinezët mbesin në krye Premierligës, me 30 pikë, pas 13-të ndeshjeve.

Vetëm një më shumë se Manchester City që është në pozitën e dytë.

Kurse, United mbetet në vendin e tetë, me 12-të pikë më pak. /Shqip.com