Sport Ndërkombëtar

Mbappe vendos rekord te PSG

PSG nuk ka arritur më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e mbrëmshme me skuadrës portugeze, Benfica. Ai që realizoi golin e parë të sfidës ishte Kylian Mbappe, i cili edhe pse është vendosur qendër të vëmendjes prej zërave që flasin për një krisje të raportit me drejtuesit e klubit dhe kërkon largimin në janar, sërish ia del të bëhet protagonist në fushë dhe të vendosë një rekord të ri.

Ishte një penallti e shndërruar në gol nga francezi ajo që e ndihmoi sulmuesin të regjistronte rekordin e radhës. Kështu, me golin ndaj Benficas, 23-vjeçari realizoi golin numër 31 në Champions League për PSG dhe në këtë formë u shndërrua në golashënuesin më të mirë në historinë e francezëve në këtë garë.

Mbappe lë mbrapa Edinson Cavanin me ish-sulmuesin e Napolit që ishte ndalur në kuotën e 30 golave me fanellën e kryeqytetasve. Ndërkaq, uruguaiani vijon të mbetet golashënuesi më i mirë në histori për PSG me 200 gola. Gjithsesi, edhe ky rekord pritet të “thyhet” shpejt nga Mbappe që deri më tani në aventurën e tij parisiene ka shënuar 183 gola.

/Shqip.com