Sport Ndërkombëtar

Mbappe nuk është i lumtur në PSG

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe po kërkon largimin nga Paris Saint-Germain, pasi nuk është i lumtur në kryeqytetin francez.

Vetëm disa muaj pasi refuzoi kalimin në Real Madrid, për të nënshkruar një kontratë të re me PSG-n, Mbappe duke se nuk është i kënaqur me gjendjen e tij.

Kylian Mbappe

Sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano, situata mes dy palëve është e tensionuar, por Parisi nuk do ta shes lojtarin në verë.

“Kylian Mbappe nuk është i kënaqur me Paris Saint-Germain pasi situata aktuale është vërtet e tensionuar. Ai dëshiron të largohet nga klubi, sa më shpejt të jetë e mundur. Paris Saint-Germain mendon se ai me të vërtetë po ushtron presion mbi klubin – ata nuk kanë ndërmend të shesin Mbappe në janar”, ka shkruar ai.

Pavarësisht prapaskenave sulmuesi francez po kalon një stinor fantastik në fushën e gjelbër.

23-vjeçari ka arritur që në vetëm 12 ndeshje të shënoj 11 gola.

/Shqip.com