Sport Ndërkombëtar

Mbappe “nuk e bën hesap” presidentin Macron

Kylian Mbappe dhe vendimi i tij për të mos rinovuar kontratën aktuale me PSG vijojnë të jenë temë aktuale. Nga grumbullimi me Përfaqësuesen franceze, Mbappe ka shpjeguar edhe një herë pozicionin e tij. “Për momentin kam vetëm një opsion, të qëndroj te PSG. Kam ndërmend të luaj për Parisin edhe në sezonin e ri. Mungesa e rinovimit është një arsye personale e imja, njerëzit nuk dinë gjithçka”, u shpreh Mbappe duke bërë dhe një batutë në fund në lidhje me rolin e presidentin Macron.

“Macron nuk do të ketë asnjë impakt në të ardhmen time. Ai dëshiron që unë të qëndroj te PSG, unë gjithashtu dëshiroj të qëndroj këtu, pra jemi në të njëjtën linjë”, theksoi Mbappe.

Në lidhje me këtë diskutim është përfshirë edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

“Shpresojmë që Mbappe të vijë të luajë në Liga. Nëse më pyesni si tifoz, unë mendoj se Mbappe do të largohet nga Parisi që në këtë verë, kjo pasi UEFA ka shtuar kontrollohet ekonomike mbi PSG, klubi ka nevojë të ulë shpenzimet. Mendoj se Real Madrid i ka mundësitë për të realizuar këtë goditje”, u shpreh presidenti i La Liga në intervistën e tij për Marca.

/Shqip.com