Sport Ndërkombëtar

Mbappe: Nuk dua të largohem

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe i është kundërpërgjigjur raporteve që ai dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.

Ai i ka quajtur këto pretendime si plotësisht të rreme.

Fituesi i Kupës së Botës nënshkroi një kontratë të re trevjeçare me kampionët e Ligue 1 në muajin maj, por me marrëdhëniet e punës që thuhet se po prishen brenda dhe jashtë fushës është raportuar se 23-vjeçari është i etur të largohen nga “Parc des Princes”.

Mbappe këmbënguli se nuk është kështu, pasi ka qenë edhe një herë shumë i lidhur me Real Madridin dhe Liverpoolin.

Mbappe u tha gazetarëve pasi ndihmoi PSG-në në fitoren 1-0 ndaj Marseille të dielën se ishte i tronditur nga ky lajm.

“Unë kurrë nuk kam kërkuar largimin tim në janar. Informacionin që doli në ditën e ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Benficas, nuk e kuptova. Unë nuk jam i përfshirë në këtë informacion as drejtpërdrejt dhe as tërthorazi. Isha i tronditur nga ky lajm si gjithë të tjerët. Njerëzit mund të mendojnë se jam i përfshirë, nuk jam fare. Po bëja një sy gjumë, shoqëria ime ishte në lojën e vëllait tim të vogël. U habitëm kur e morëm vesh. Më pas, duhej të merreshim me të, kishim një ndeshje për të luajtur. Thjesht doja të them që është krejtësisht e rreme, jam shumë i lumtur këtu.”

Messi dhe Mbappe

Ndërsa po bëhen pyetje për të ardhmen e tij në kryeqytetin francez, sulmuesi ka regjistruar 14 gola për PSG-në këtë sezon.

/Shqip.com